Inxhinieri Dervishi: Pallatet ishin shpallur të pabanueshme, varfëria i detyroi banorët të kthehen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inxhinieri Arben Dervishi, në studion e lajmeve në RTV Ora, teksa ka folur për situatën e krijuar nga tërmeti, ka shpjeguar se në Durrës, pas tërmetit të parë, ka patur pallate që ishin shpallur të pabanueshme, por varfëria i ka detyruar banorët të kthehen përsëri.

Deklarata e Dervishit: 

Objektet në Durrës, nëse janë projektuar drejtë janë projektuar për intensitete më të larta se këto lëkundje që janë regjistruar. Nëse kemi objekte të cilat nuk kanë ndërtime në strukturë, natyrisht këto objekte i rezistojnë më së miri këtyre goditjeve.

Pra qëndrueshmëria e strukturës është e garantuar. Kurse në ato objekte ku ka dëmtime strukturore që në tërmetin e parë, natyrisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nëse objekti është dëmtuar rëndë, atëherë ai mund të mos i përballojë këto pasgoditje dhe nuk duhet lejuar që njerëzit të kthehen në të.

Është detyrë e ekspertëve të përcaktojnë kush objekt duhet të banohet dhe kush objekt nuk duhet të banohet. Ka patur dhe pallate që janë shpallur të pabanueshme por varfëria i ka bërë banorët që të shkojnë atje. Pushteti lokal dhe qendror duhet të ishte shumë kërkues.

Share This Article