Simone Inzaghi pranon se Interi nuk mund të kishte kërkuar një fillim më të mirë pasi mposhti Genoa 4-0 dhe thotë se Hakan Calhanoglu nuk e kupton se sa i mirë është.
Nerazzurri patën fillimin ideal të sezonit dhe mbrojtjen e titullit, duke e mposhtur Genoan 4-0.
“Isha shumë i bindur se ekipi do të bënte mirë, pasi i kam parë ata duke punuar me entuziazëm dhe uri që nga 8 korriku, të etur për të mësuar koncepte të reja,” tha Inzaghi për DAZN pasi zëvendësoi Antonio Conte në stol.
“Ne nuk mund të kishim kërkuar një fillim më të mirë, veçanërisht para tifozëve tanë përsëri në stadium.”
Kështu, Simone Inzaghi e nis me fitore bindëse aventurën e re tek Interi, i cili prin momentalisht në tabelë me tri pikë.

