Inzaghi: Treguam pjekuri si ekip, na vlen kjo fitore për vazhdimësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi ka arritur të marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Spezia me rezultat 1-3.

Për ‘bluzinjtë’ kjo ishte fitorja e tretë radhazi duke konfirmuar formën shumë të mirë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Simone Inzaghi që ka mbetur shumë i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët e tij.

 “Mendoj që ka qenë një fitore me maturi dhe që na vlen shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Ishim të vetëdijshëm se nuk do të ishte e lehtë”.

 “Në pjesën e parë ishim disi të bllokuar, derisa 10 minutat e para të pjesës së dytë nuk më kanë pëlqyer. Gjithsesi ishte njëfitore e rëndësishme për rrugëtimin dhe objektivat që kemi”, tha Inzaghi.

Pas këtyre tri pikëve, Interi rikthehet në krye të Serie A me 69 pikë të grumbulluara, një më shumë se Milani.

Ndeshjen e ardhshme Interi do ta ketë një përballje shumë të vështirë, pasi pret Romën në San Siro.

Share This Article