“Inzagi e vlerëson shumë Asllanin”, Auzilio e pranon haptazi: Brozoviçin e larguam për t’i dhënë hapësirë atij…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Inter, Piero Auzilio ishte në Tiranë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mori pjesë në kursin për drejtorit e rinj sportiv. Ai foli edhe për mesfushorin e Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani i cili është pjesë e klubit zikaltër.

“Asllanin e morëm sepse ne e dimë që edhe pse është shumë i ri dhe me pak eksperiencë, është një lojtar me talent dhe që i ka të gjitha mundësitë për të qenë i rëndësishëm tek Interi. Ne besojmë shumë te ai, trajneri e vlerëson shumë lojtarin. Në merkaton e fundit që bëmë, u larguam Brozoviçin, që ishte një lojtar që i hiqte hapësirën, për t’i dhënë më shumë mundësi Asllanit dhe për t’i rritur vlerën. Ai do të fitojë eksperiencë siç edhe po bën, në të gjitha ndeshjet po merr minuta, edhe prezenca në Kombëtare do ta bëjë më të fortë, besojmë shumë te ai”, u shpreh Auzilio për mediat.

Share This Article