ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video) 25 minutes ago
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak? 29 minutes ago
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret 46 minutes ago
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime 47 minutes ago
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik 53 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Iowa vazhdon përkrahjen ndaj Kosovës

albnews by albnews
26 February, 2020
in Kosova
0
Iowa vazhdon përkrahjen ndaj Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowas do të vazhdojë të fuqizohet, përmes bashkëpunimit më të afërt ndërmjet autoriteteve lokale të të dyja shteteve, por edhe duke u zgjeruar me bashkëpunimin ekonomik. Kjo u tha gjatë një takimi të Zëvendësguvernatorit të shtetit amerikan të Iowas me një delegacion të kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën organizimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Zëvendësguvernatori i Shtetit të Iowas, Adam Gregg, siç njofton kumtesa zyrtare nga Oda Amerikane në Kosovë, u shpreh i lumtur me partneritetin e Iowas me Kosovën, i cili reflektohet përmes marrëveshjeve të partneritetit ndërmjet qyteteve të ndryshme të Kosovës me ato të Iowas. Ai shprehu zotimin e shtetit të tij për zgjerimin e këtij partneriteti edhe në fushën e ekonomisë, duke theksuar mundësinë që biznese nga Iowa të bëhen pjesë e delegacionit të Guvernatores së Iowas, gjatë vizitës së saj në Kosovë në muajin qershor.

Pjesë e këtij delegacioni janë kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, kryetari i Komunës së Ranillugut Vladica Aritonovic, kryetari i Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasnic, kryetari i Komunës së Parteshit Dragan Petkovic, dy drejtorë komunalë nga Komuna e Graçanicës Milos Dimitrijevic dhe Dejan Jovanovic, si dhe Blerim Hasani, përfaqësues i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

RelatedPosts

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

Kryetarët e komunave të Kosovës shprehën zotimin e tyre për fuqizim të partneritetit me qytetet përkatëse nga shteti i Iowas, duke prezantuar mes tjerash edhe mundësitë për investime në komunat e tyre për kompanitë amerikane nga Iowa. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për përkrahjen e shtetit të Iowas për Kosovën në fusha të ndryshme.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri do të nënshkruajë marrëveshjen e partneritetit ndërmjet qytetit të Gjilanit dhe qytetit Sioux City të Iowas, ndërsa Kryetari i Komunës së Vushtrrisë do të ketë takime me homologun e tij si dhe komunitetin e biznesit nga qyteti Norwalk, i cili ka partneritet simotër me Vushtrrinë. Delegacioni i kryetarëve do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Iowas, me drejtues të qytetit Fort Dodge, autoriteteve ushtarake të Gardës Nacionale të Iowas, por edhe me kompani e organizata të tjera ekonomike, arsimore, kulturore e sportive.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

19 December, 2025
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

19 December, 2025
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

19 December, 2025
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result