Iraku në grevë deri në rrëzimin e regjimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrugët e zëna, shkollat dhe administratat në Bagdad dhe në jug të Irakut u mbyllën sot, dita e parë e javës në vend, ndërkohë që presioni është rritur në Irak pas një muaji manifestimesh për të kërkuar rrëzimin e regjimit

Protesta, e nisur më 1 tetor, është shënuar nga dhuna e përgjakshme, që ka shkaktuar të paktën 257 të vdekur. Por, që prej rifillimit më 24 tetor ajo ka marrë një rrjedhë më të qetë dhe është organizuar tashmë nga studentët dhe sindikatatat, që i kanë zgjeruar përmasat e manifestimeve.

Të gjithë së bashku ata kanë shtuar thirrjet për mosbindje civile, ndërkohë që sindikata e mëuesve, inxinierëve, mjekëve dhe avokatëve kanë deklaruar grevë të përgjithshme duke paralizuar pjesën më të madhe të shkollave publike dhe administratave të kryeqytetit dhe pjesës jugore të vendit.

Dhe premtimet, për zgjedhje të parakohshme, reformën në sistemin e punësimit dhe pensioneve, të bëra nga autoritetet irakiane, nuk i kanë ndaluar këto manifestime./TASH/

Share This Article