Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.410 numri i viktimave në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 13.410, ndërsa me 2.388 raste të reja arrin në 264.561 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 3.411 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 227.561.

Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.048.49 teste për COVID-19.

Ndër të tjera, Lari theksoi se rajonet Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, İlam, Bushehr, Razavi Khorasan, Khuzestan, Zanjan, Kurdistan, Kermanshah, Golestan, Mazandaran dhe Hurmuzgan janë përcaktuar si “zona të kuqe”, ndërsa rajonet Teheran, Fars, Ardabil, Elborz, South Khorasan, Sistan-Baluchestan, Kerman, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Lorestan, Hamedan, Yazd dhe North Khorasan janë përcaktuar si “zona të rrezikuara”.

Share This Article