Irani dhe Hezbollahu dënojnë sulmet SHBA-Britani e Madhe në Jemen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sulmet e SHBA dhe Britanisë së Madhe në Jemen.

“Ne e konsiderojmë këtë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit, si dhe shkelje të ligjeve, rregulloreve dhe të drejtave ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i ministrisë Nasser Kanani në një postim në grupin Telegram të ministrisë.

Sulmet “nuk do të kenë asnjë rezultat tjetër përveç nxitjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon”, shton Kanaani.

Ndërkohë grupi i armatosur libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani dënoi gjithashtu sulmet në Jemen.

“Agresioni amerikan konfirmon edhe një herë se SHBA-të janë partnere të plota në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Gaza dhe në rajon”, tha grupi i mbështetur nga Irani.

Share This Article