Irani do bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani – vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme – nga e diela e ardhshme do bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave.  

Duke folur në televizionin shtetëror, Presidenti Hassan Rouhani tha se ato do të ishin të detyrueshme në ambientet e mbyllura ku do të ketë tubime, por ai nuk tha se cili do të jetë ndëshkimi për mosrespektim.

Sipas zëvendësministrit të shëndetësisë, shërbimet nuk do të ofrohen për ata pa maska në fusha të tilla si organizatat qeveritare dhe qendrat tregtare.

Presidenti Rouhani tha gjithashtu se autoritetet lokale mund të ndërmarrin hapa për të rivendosur kufizime në rajone me rrezik të lartë.

Irani ka regjistruar të paktën 222.669 infeksione dhe 10.508 vdekje nga Covid-19./BBC

Share This Article