ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze 3 hours ago
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund 5 hours ago
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie 6 hours ago
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest” 7 hours ago
Armëpushimi i Krishtlindjes 1914, ndeshja që ndali luftën botërore për një ditë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Irani do ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind

albnews by albnews
2 January, 2021
in Bota
0
Irani do ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Irani e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se planifikon ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind pastërti. Kjo shifër është shumë larg mbi kufizimin e caktuar sipas marrëveshjes ndërkombëtare.

“Irani e ka informuar agjencinë se me qëllim të respektimit të një akti ligjor të miratuar së fundi në kuvendin e shtetit, Organizata e Energjisë Atomike e Iranit synon të prodhojë uranium me pastërti deri në 20 për qind në Fabrikën për Pasurimin e Karburanteve, Fordow”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

RelatedPosts

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Analiza e New York Times: Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Irani tash për tash është duke e pasuruar uraniumin me 4.5 për qind përqindje të pastërtisë. Edhe kjo shifër është mbi pragun prej 3.67 për qind të pastërtisë, që është vendosur në marrëveshjen me fuqitë e mëdha në vitin 2015. Sidoqoftë, për prodhimin e armëve bërthamore nevojitet uranium me pastërti prej 90 për qind.

Irani gradualisht e ka ngushtuar zbatimin e zotimeve të caktuara në marrëveshjen ndërkombëtare, prej kohës kur Shtetet e Bashkuara më 2018 u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga pakti dhe vendosën sanksione të rënda ndaj republikës islamike, shkruan Free Europe.

Pas vrasjes së shkencëtarit iranian për energji bërthamore, Mohsen Fakhrizadeh, më 27 nëntor, kuvendi i këtij shteti miratoi legjislacion kundërthënës, me të cilin urdhërohet zgjerimi i menjëherëshmë i programit për pasurimin e uraniumit deri në 20 për qind dhe përfundimi i inspektimeve të Agjencisë Ndërkombbëtare për Energji Bërthamore.

Sidoqoftë, qeveria e presidentit Hassan Rohani e ka kundërshtuar ligjin e ri, duke thënë se ai është i dëmshmëm për përpjekjet diplomatike dhe se nuk janë ndarë fonde për zbatimin e ligjit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 December, 2025
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

25 December, 2025
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

25 December, 2025
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result