Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballësh është regjistruar në pjesën verilindore të Iranit, afër kufirit me Turkmenistanin, raportoi televizioni shtetëror.

Ky televizion nuk dha hollësi për pasojat e mundshme që dridhja ka mundur të ketë shkaktuar në njerëz apo në aspektin material.

Sidoqoftë, u njoftua se tërmeti u regjistrua në provincën Golestan dhe epiqendrën e kishte në thellësi prej 10 kilometrash, shkruan Reuters.

Irani goditet mjaft shpesh nga tërmetet dhe disa prej tyre kanë shkaktuar shumë viktima.

Në nëntor të vitit 2017, një tërmet në Kermanshah kishte lënë të vdekur rreth 630 persona.

Share This Article