Irani i bashkohet Rusisë, do ta furnizojë me dronë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarë amerikanë të sigurisë bëjnë me dije se Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë ushtarakë, për t’i përdorur gjatë ofensivës së saj në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet e siguruara nga SHBA sugjerojnë se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

Dronët kanë luajtur një rol integral në luftë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë. Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës.

Të dyja palët po i përdorin ato për të dalluar pozicionet e armikut dhe më pas për të ndihmuar në drejtimin dhe korrigjimin e zjarrit të artilerisë në një objektiv.

Sullivan shtoi gjithashtu vuri re se dronët iranianë ishin përdorur më parë nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite.

Komentet e tij erdhën përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Izrael dhe Arabinë Saudite këtë javë. Asnjë prej vendeve nuk i është bashkuar deri më tani sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Share This Article