Një zyrtar i Pentagonit pohoi se Irani ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme.
Televizioni amerikan CNN transmetoi fjalët e zyrtarit të Pentagonit, sipas të cilit “Irani dje lëshoi nga pjesa jugore e vendit raketën Shahab-3, e cila fluturoi 965 kilometra dhe u rrëzua në shkretëtirë afër Teheranit”.
Zyrtari në fjalë tha se “raketa nuk paraqet kërcënim për bazat amerikane, por se Irani me këto testime synon të zhvillojë saktësinë e raketave të tij”.