Irani nuk i është drejtuar Rusisë me një kërkesë për furnizime me armë, tha të enjten Kremlini. Rusia ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm kundër një vendi me të cilin është afruar gjithnjë e më shumë vitet e fundit.
Vitin e kaluar, Irani nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik 20-vjeçar me Moskën. Rusia po ndërton dy njësi të reja bërthamore në Bushehr, vendi ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i Iranit.
Gjithashtu, Irani i ka furnizuar Rusisë dronë Shahed për përdorim kundër Ukrainës.
I pyetur nga një gazetar të enjten nëse Rusia ka ndërmend t’i ofrojë ndihmë materiale Iranit, përfshirë dërgesa armësh, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Në këtë rast, nuk ka pasur kërkesa nga pala iraniane. Qëndrimi ynë i qëndrueshëm është i njohur për të gjithë dhe nuk ka pasur ndryshime në këtë drejtim”.


