Irani lëshon satelit kërkimor në hapësirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani njoftoi të enjten se ka bërë një lëshim të ri në hapësirë, veprim që me gjasë do t’i zemërojë fuqitë perëndimore në kohën e bisedimeve të vështira për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Lëshuesi i satelitëve Simorgh barti tri ngarkesa kërkimore në hapësirë. Qëllimet kërkimore të parashikuara për këtë lëshim janë arritur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Ahmad Hosseini.

Në shkurt, Irani kishte njoftuar për një testim të suksesshëm të lëshuesit më të fuqishëm të satelitëve, Zoljanah, duke u mburrur që ky mjet mund të dërgojë në orbitë ngarkesë prej 220 kilogramësh.

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për këtë lëshim, duke thënë se testimi mund ta fuqizojë teknologjinë e raketave balistike të Iranit në një moment kur dy vendet po i kthehen ngadalë diplomacisë, shkruan France24.

Irani me sukses e dërgoi satelitin e vet të parë ushtarak në orbitë në prill të vitit 2020, duke nxitur reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara.

Republika Islamike këmbëngul se programi i saj shërben vetëm për qëllime civile dhe të mbrojtjes dhe nuk shkel ndonjë marrëveshje ndërkombëtare apo marrëveshjen bërthamore.

Share This Article