Irani ndalon Shën Valentinin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani ka ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit duke i konsideruar ato si një pushtim kulturor dhe duke paralajmëruar se dyqanet që do të shesin sende që lidhen me festën e të dashuruarve ka të ngjarë të mbyllen nga një deri në gjashtë muaj.

Sipas prokurorisë së qytetit Kom, ata që shesin ose reklamojnë simbolet antikulturore të Ditës së Shën Valentinit, të cilat janë kundër kulturës islamike-iraniane do të kenë pasoja të rënda.

Edhe pse festimet për Ditën e Shën Valentinit konsiderohen si një krim nga autoritetet iraniane, përvjetori është bërë megjithatë popullor në mesin e iranianëve në dy dekadat e fundit.

Është zakon që për këtë ditë të blihen balona dhe dhurata në formë zemre, lodra si dhe çokollata për të dashurit./ATSH/

Share This Article