Irani sekuestron edhe një anije në Gjirin Persik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roja bregdetare e Iranit e ka sekuestruar një anije e cila dyshohet për kontrabandë të naftës në Gjirin Persik dhe i ka arrestuar 12 anëtarët e ekuipazhit nga Filipinet. Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, ISNA.

Kjo agjenci raportoi të shtunën se kjo anije ishte duke i transportuar rreth 284 mijë litra naftë.

Irani, i cili ka një ndër çmimet më të ulëta në botë për karburante për shkak të ndihmave nga shteti dhe rënies së vlerës së valutës, është duke e luftuar kontrabandën e madhe të naftës përmes tokës në vendet fqinje dhe përmes detit drejt shteteve arabe.

Autoritetet iraniane shpesh kanë sekuestruar anije, për të cilat dyshojnë se trafikojnë naftë në Gjirin Persik.

Para disa muajve, Irani e ndaloi një anije të madhe britanike. Veprimi i këtij shteti u cilësua si hakmarrje ndaj ndalimit të anijes iranianen në Ngushticën e Gjibraltarit nga forcat britanike, shkruan “Reuters”.

Share This Article