Irani shkel përsëri marrëveshjen bërthamore, vazhdon pasurimin e uraniumit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani i ka shkelur për herë të dytë pikat e marrëveshjes bërthamore me fuqitë e mëdha dhe ka njoftuar se ka plane për pasurim të uraniumit përtej kufirit të kësaj marrëveshjeje.

Në një situatë që po vlerësohet si eskalim i mosmarrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve ekonomike, shefi iranian për bisedime rreth armëve bërthamore, Abbas Araghchi, njoftoi të dielën se Irani do të prodhojë uranium me shkallë të pastërtisë 5 për qind, mbi nivelin e lejuar prej 3.67 për qind.

Ai tha se do të vazhdojë të largohet nga zotimet e marrëveshjes së vitit 2015 çdo gjashtëdhjetë ditë. Araghchia shtoi se Irani ka dhënë kohë të mjaftueshme diplomacisë dhe se veprimet e këtij shteti nuk paraqesin shkelje të paktit ndërkombëtar. Ai gjithashtu tha se qeveritë evropiane kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve të tyre sipas kësaj marrëveshjeje.

Irani njoftoi për shkeljen e parë të marrëveshjes javën e kaluar, duke njoftuar se e ka nisur rritjen e rezervave të uraniumit të pasuruar përtej sasisë prej 300 kilogramëve që lejohet me marrëveshjen e vitit 2015, një vit pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ky pakt.

Ndaj veprimeve të autoriteteve iraniane ka reaguar Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i  ka thënë homologut të tij iranian, Hassan Rouhani, se është shumë i shqetësuar për shkak të rrezikut të dobësimit të marrëveshjes bërthamore dhe pasojave që mund të vijnë nga këto veprime, shkruan “The Guardian”.

Share This Article