Ministria e Jashtme e Iranit tha se vendi i është përgjigjur asaj që e quajti “akt agresiv të regjimit sionist kundër ambasadës iraniane në Damask”.
Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, ministria tha se forcat e armatosura të Iranit “po ushtrojnë të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes të përcaktuar në nenin 5 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në përgjigje të agresioneve të përsëritura ushtarake të regjimit sionist, shkruan CNN.
“Nëse është e nevojshme, Republika Islamike e Iranit nuk do të hezitojë të marrë më shumë masa mbrojtëse për të mbrojtur interesat e saj legjitime kundër çdo aksioni ushtarak agresiv dhe përdorimit të paligjshëm të forcës”, thuhej më tej.
Izraeli nuk konfirmoi se kreu sulmin në Damask më 1 prill, por mohoi pretendimin e Iranit se goditja ishte një konsullatë, duke thënë se ishte një “ndërtesë ushtarake e forcave të Kudsit”.