Irani tallet me Trump: Jeni aq keq sa po negocioni me veten

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Irani mohon çdo kontakt me Shtetet e Bashkuara. Madje një zëdhënës ushtarak iranian është tallur me përpjekjet Amerikane për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Lajmi u raportua nga mediat ndërkombëtare.

“Superfuqia e vetëshpallur globale do të kishte dalë tashmë nga kjo rrëmujë nëse do të mundte. Mos e maskoni humbjen tuaj si një marrëveshje. Epoka juaj e premtimeve boshe ka mbaruar. Konfliktet tuaja të brendshme kanë arritur në pikën ku po negocioni me veten tuaj. Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga dita e parë, dhe do të mbetet e tillë: dikush si ne nuk do të bëjë kurrë kompromis me dikë si ju. As tani, as kurrë”, ishte paralajmërimi nga Garda Revolucionare.

Presidenti Donald Trump njoftoi më herët se Irani po kërkon me ngulm një marrëveshje dhe propozoi një armëpushim 30 ditor për t’i dhënë një shans real negociatave me planin me 15 pika në tryezë, ku më kryesoret do të ishin: jo armë bërthamore, bashkëmenaxhim i ngushticës së Hormuzit dhe lehtësim i sanksioneve. 

“Nuk më pëlqen ta them këtë, por ne e kemi fituar këtë luftë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Dje bënë diçka që në fakt ishte e mrekullueshme. Na dhanë një dhuratë. Ishte një dhuratë shumë e madhe me një shumë të jashtëzakonshme parash. Nuk do t’ju tregoj se çfarë është”, tha Trump.

Megjithatë, Sipas Wall Street Journal, Irani e ka hedhur poshtë planin 15-pikësh të Shtëpisë së Bardhë dhe ka paraqitur listën e vet të kërkesave. Këto përfshijnë mbylljen e të gjitha bazave amerikane në Gjirin Persik, kompensimin për sulmet, mundësinë që Irani të vendosë një taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, garancitë se lufta nuk do të rifillojë, fundin e sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut, heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Iranit dhe lejen që Irani të mbajë programin e tij të raketave balistike pa kufizime.

Rreth 1 mijë ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane pritet të vendosen në ditët në vijim në Lindjen e Mesme, thanë burime për CNN, duke shtuar fuqinë ushtarake në rritje në rajon, ndërsa administrata Trump reklamon bisedimet me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas raportimeve, ato po udhëhiqen nga nënpresidenti J.D Vance dhe sekretari i shtetit, Marco Rubio. 

Share This Article