Irani të heqë dorë nga shkeljet e marrëveshjes bërthamore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre vendet evropiane partnere të marrëveshjes së arritur me Iranin në vitin 2015, i kërkuan sot Teheranit të heqë dorë nga aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit që nuk përputhet me angazhimet e tij, si dhe kanë kërkuar një mbledhje, sipas një komunikate të përbashkët të publikuar nga këto vende.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë kërkuar një mbledhje urgjente të komisionit të përbashkët të parashikuar nga marrëveshje për rregullimin e mosmarrëveshjeve mes firmëtarëve, theksuan tre vendet në një komunikatë të përbashkët.

“Irani ka deklaruar se kërkon të qëndrojë në kuadrin e planit të veprimit global të përbashkët (PAGC ose JCPoA, marrëveshja mbi bërthamoren). Por ai duhet të veprojë në përputhje me rrethanat dhe të tërhiqet nga aktivitetet e tij si dhe t’i përmbahet sërish krejtësisht pa vonuar marrëveshjes bërthamore”, paralajmërojnë evropianët./ATSH/ 

Share This Article