Irina Shayk pushime me Bradley Cooper teksa përflitet për një lidhje me Tom Brady

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Historitë e reja janë të bukura, por të vjetrat ndryshe…duket se mendon Irina Shayk. Bukuroshja ruse dhe Bradley Cooper mbajnë një lidhje të ngushtë ndërsa raportet thonë se Irina është në një lidhje me Tom Brady.

Ish-ët kanë pushuar në Itali me vajzën e tyre 6-vjeçare, Lea de Seine, gjatë fundjavës, sipas fotove të publikuara nga Page Six.

Çifti, i cili kishte lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2019, ishte me humor të lartë dhe të gjithë të buzëqeshur gjatë shëtitjes me varkë të shtunën, në një video të postuar nga THE SUN.

https://youtu.be/Gk7auTpDmKA

Madje, aktori ia kishte vënë syrin Irinës pasi jo vetëm u pa teksa mbante çantën e saj, por e ndihmoi të hipte dhe të zbriste nga varka, ndërsa i kishte vënë krahun karriges së saj, teksa ishin jashtë për drekë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Sipas publikimit, Cooper ishte në Venecia për filmin e tij të ri, Maestro, pasi ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e tij të shtunën e ardhshme për shkak të grevës së vazhdueshme të aktorëve. Shayk dha një pamje të udhëtimit të tyre duke postuar foto në Instagram. Modelja ka pozuar topless në mes të një gremine shkëmbore, ndërsa Cooper ishte edhe në një nga fotot që ajo postoi.

Share This Article