Irlanda heq masat kufizuese kundër Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08762242 A woman wearing a face mask carries shopping in Dublin City, Ireland, 21 October 2020. The Irish government has announced level 5 restrictions for the whole country from 22 October 2020, which will see all unessential retail shops, restaurants, and bars close for six weeks. Cases of COVID-19 have been rising in Ireland for the past number of weeks. EPA/AIDAN CRAWLEY

Kryeministri irlandez Micheal Martin deklaroi sot se ka ardhur koha për të qenë përsëri vetvetja, pasi njoftoi heqjen e pothuajse të gjitha masave kufizuese kundër COVID-19.

Njoftimi erdhi pasi kabineti irlandez nënshkroi planet për të hequr të gjitha rregulloret përveç përdorimit të maskave, izolimit dhe çertifikatave të vaksinimit për udhëtime ndërkombëtare, nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës.

Punonjësit do të kthehen në zyra nga e hëna, ndërsa industria e mikpritjes do të kthehet në normalitet këtë fundjavë.

Një raport nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik (Nphet) ka këshilluar qeverinë se Irlanda e ka përballuar stuhinë Omicron dhe se të gjithë treguesit kryesorë janë stabilizuar dhe po shkojnë në drejtimin e duhur.

Në një fjalim drejtuar irlandezëve, Martin konfirmoi se programi i vaksinimit të irlandezëve përfshirë vaksinën përforcuesve e ka transformuar plotësisht situatën në vend.

“Bazuar në këto të dhëna, ne kemi arritur në përfundimin se nuk ka më vend për arsyetim dhe justifikim që të vazhdohet me shumicën e kufizimeve tona të shëndetit publik.

“Prandaj nga ora 6 e mëngjesit e ditës së nesërme, shumica e masave të shëndetit publik me të cilat na është dashur të jetojmë deri më tani, do të hiqen”, tha Martin./ATSH/

Share This Article