Irlanda merr 920 milionë euro për të zbutur ndikimin nga Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika e Irlandës do të marrë 920 milionë euro nga fondi i Komisionit Evropian i krijuar për të “zbutur ndikimin e Brexitit”, raporton BBC.

Fondi është i disponueshëm për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa është më tepër i përqendruar te shtetet që janë prekur më së tepërmi.

Komisioni ka thënë se Irlanda është përfituesja më e madhe dhe shteti i parë që do të përfitojë.

Fondi total është 5.4 miliardë euro, ndërsa Qeveria e Irlandës do të marrë 361.5 milionë euro në vitin 2021, 276.7 milionë euro në vitin 2022 dhe 282.2 milionë euro në vitin 202.1

Komisionerja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Ferreira, ka thënë se Brexit ka pasur ndikim negativë në jetët e shumë njerëzve dhe se qytetarët në Irlandë po e ndjejnë më së tepërmi.

Share This Article