Irlandë/ Arrestohet mësuesi, pasi nuk pranoi ta quante “vajzë” nxënësin transgjinor: Jam i krishterë, pro familjes!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një mësues në Irlandë është arrestuar nga policia, pasi në orën e mësimit, ai nuk pranoi që një nxënës transgjinor, që ishte djalë, t’i drejtohej me përemrin ‘ajo’. Mësuesi u pezullua nga shkolla, por ai u kthye sërish atje për të dhënë mësim, pasi profesionin e tij e quan të shenjtë.

Në gjykatë, mësuesi i tha gjyqtarit:

Unë jam mësues dhe nuk dua të shkoj në burg. Unë e dua shkollën time, me moton e saj Res Non Verba, veprimet jo fjalët, por jam këtu sot sepse thashë që një djalë nuk do ta quaj vajzë. Transgjinorizmi është kundër besimit tim të krishterë. Është në kundërshtim me shkrimet e shenjta, në kundërshtim me moralin e Kishës së Irlandës dhe të shkollës sime.

Pasi gjykatësi Michael Quinn mori vendimin e tij, zoti Burke tha:

Është marrëzi që do të më çojnë nga kjo sallë gjyqi në burg, por nuk do të heq dorë nga besimet e mia të krishtera, pro familjes.
Share This Article