Isa Mustafa: Kam dhënë dorëheqje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i LDK-së e ka konfirmuar se ka dhënë dorëeqje, pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa e ka konfirmuar dorëheqjen  nga kryetari i partisë, pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë.

Kryetari i dorëhequr i LDK-së ka thënë se nuk e kupton se si partia e tij pësoi humbje kaq të thellë.

“Në mbledhjen që thirra unë pas rezultatit të zgjedhjeve të fletvotimeve të numëruara deri më tani, unë personalisht mendoj që rezultati është shumë i keq, nuk e kemi prit fare, edhe nga takimet që i kemi pas në terren edhe nga puna që e ka bërë z.Hoti”, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Express.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë 13.08 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke mbetur e treat, pas VV’së që doli 47.88 për qind dhe PDK’së që doli, që doli 17.36 për qind. Këto janë rezultatet preliminare dhe nuk janë numëruar votat me kusht dhe votat me postë.

Share This Article