Ish-agjenti i FBI, Rossini: Rusia kërkon të investojë tek nafta në Shqipëri

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Veç medias dhe rrjeteve sociale, një tjetër mënyrë që Rusia por dhe vende të tjera përdorin për të ndikuar e për të rritur influencën e tyre janë investimet.

Sipas një studimi të Fondacionit Jamestoun, mjetet që Rusia përdor përfshijnë “kapjen e sektorëve të rëndësishëm të ekonomikë, ndryshimin e sistemeve politike, korruptimi i liderëve politikë, si dhe penetrimi I institucioneve kyçe të sigurisë.

Vitin e kaluar Komisioni Europian deklaroi një rritje të investimeve turke në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Ndërkohë shifrat tregojnë se edhe Rusia po shtrin prezencën e saj në Serbi dhe Malin e Zi.

Në Shqipëri aktualisht nuk ka asnjë investim strategjik dhe të drejtpërdrejt rus. Top Story siguroi të dhënat nga Qendra Kombëtar e Biznesit, dhe aty rezultuan vetëm 40 bizneseve të vogla ende aktive, të fokusuara kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme, shërbimet administrative dhe tregtia me shumicë e pakicë.

Por interesi i Rusisë për të hyrë në sektorë strategjikë siç janë hidrokarburet, është edhe më i hershëm. Në 2012-ën kompania turke “Çalik Energy” dhe rusja “Rosneft”i vunë syrin “Albpetrolit”, ndërmarrjes shtetërore që menaxhon burimet e naftës në vend.

Grupi turk që ka investuar dhjetëra milionë dollarë në vendin tone dhe konsiderohej si kandidat potencial për blerjen e Albpetrol, kishtë një partner të sigurt në tenderin e privatizimit, rusët e “Rosneft”. Kjo e fundit është kompania shtetërore e naftës në Rusi dhe u fuqizua falë blerjes së gjigantit “Yukos”, pronari i së cilës u fut në burg për evazion fiskal. Qeveria e Rusisë është pronare e 50% për qind të aksioneve të kësaj kompanie.

“Unë e di që Rusia ka kërkuar të marrë disa burime natyrore të cilat do që t’i kontrollojë në Shqipëri. Çdo investim i madh biznesi është hapi i parë drejt kontrollimit të një vendi, qoftë duke i blerë puset e naftës. Qoftë duke premtuar ndërtime të mëdha. Një autostradë, hekurudhë,që s’është gjë e keqe por ashtu krijon kapjen në brendësi të vendit që më pas ta kontrollojnë e ta kthejnë në satelit.Mund të akuzosh shumë vende për këtë, kolonializmin.Por qëllimet e Rusisë nuk janë altruiste. Janë dashakeqe. Dhe ky është problemi. Është për kontrollin personal të Putinit. E di që disa biznesmenë rusë janë përpjekur të investojnë në Shqipëri. Kanë sjellë oferta për Albpetrolin”, thotë Rossini.

Dhe kjo që deklaron ish-agjenti i FBI-së është e vërtetë. Së fundmi, një kompani e quajtur Gunvor, ka marrë nën kontroll ARMO-n, rafinerinë më të madhe të naftës në vend.

Bëhet fjalë për një kompani të bashkëthemeluar dhe kontrolluar nga miliarderi rus G ennady Timchenko. Ky I fundit, ia shiti aksionet në vitin 2014 ortakut të tij suedez Torbjörn Törnqvist, pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njihet për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin./TCH/

Share This Article