ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 1 minute ago
Titujt e Gazetave në UK 4 minutes ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 13 minutes ago
U konvertua në të krishterë pas karrierës si pornostare, 51-vjeçarja u bën thirrje njerëzve: Hapni Biblën, nuk do të pendoheni 16 minutes ago
Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”  18 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Ish-agjenti i inteligjencës izraelite që po ndërton një perandori të re në Greqi

albnews by albnews
21 September, 2022
in Bota
0
Ish-agjenti i inteligjencës izraelite që po ndërton një perandori të re në Greqi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjendet në periferi të kryeqytetit grek, në një ndërtesë zyrash të jashtëzakonshme që ngrihet mbi një qendër tregtare.

Ata që kanë qenë brenda kompanisë thonë se zyrat e saj të gjera zënë pesë kate dhe përfshijnë dhoma gjumi, një qendër trajnimi, madje edhe një zonë me qilimat e lutjes.

RelatedPosts

Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit

SHBA shqyrton mundësinë e ndërtimit të një baze për 10 mijë trupa në Gaza

SHBA i vendos ultimatum Turqisë: Ndalo blerjen e gazit rus!

Kjo e fundit për t’ju mundësuar lutjen atyre që shkojnë atje për të marrë trajnime nga vendet myslimane si Bangladeshi.

Ndonëse kompanive izraelite u ndalohet të bëjnë biznes me Bangladeshin, personi në anën tjetër të telefonit kur telefonon Intellexa-n ka ndodhur të përgjigjet në hebraisht.

Por këtë verë, askush nuk e ka ngritur atë telefon.

Nga fundi i korrikut, kompania kishte dërguar stafin e saj që të punonte nga shtëpia – përfshirë nga Izraeli – dhe kishte zhvendosur aktivitetet e saj në një pjesë tjetër të kryeqytetit grek.

Kjo nuk është hera e parë që Intellexa me sa duket detyrohet të largohet nga zyrat.

Nuk është në të vërtetë një kompani e vetme, por më tepër një emër i markës për një koleksion firmash të ndryshme që ofrojnë teknologji dhe shërbime të kundërvajtjes kibernetike, nga spyware tek inteligjenca me burim të hapur.

Ata drejtohen ose lidhen me Tal Dilian, dikur kreu i departamentit të inteligjencës ushtarake izraelite i njohur si Njësia 81, e cila ka për detyrë zhvillimin teknologjik.

Ai është një izraelit, i cili gjithashtu ka nënshtetësi malteze. Megjithatë, firmat e ndryshme me të cilat ai është i përfshirë nga Intellexa janë të regjistruara në shumë vende në mbarë botën, duke formuar një rrjet kompleks korporativ që është thuajse i pamundur të zgjidhet.

Çkadihet është se që nga viti 2019, Dilian operonte jashtë Qipros, ku ombrella e tij e firmave Intellexa e quajti veten “aleanca e yjeve” të inteligjencës kibernetike dhe botës digjitale.

Firmat brenda aleancës përfshijnë WiSpear, një kompani e sulmeve kibernetike që mund të hakojë telefona përmes sistemeve Wi-Fi dhe Cytrox, produkti kryesor i së cilës është Predator, një spyware i ngjashëm me spyware-in tashmë famëkeq Pegasus të prodhuar nga NSO Group.

Predator konsiderohet konkurrenti më i madh i Pegasus pas spyware-it të prodhuar nga firma izraelite Paragon.

Teksa aktivitetet e NSO, Paragon dhe firmave të tjera izraelite të armëve kibernetike janë bërë gjithnjë e më të rregulluara nga autoritetet izraelite të mbrojtjes, burimet në industri thonë se Intellexa nuk është nën mbikëqyrjen izraelite.

Dhe pretendohet se si rezultat i kësaj, firma mund të ofrojë shërbime që firmat izraelite nuk mund t’i ofrojnë zyrtarisht, për shkak të frikës se njohuritë ose sekretet e mbrojtjes do të rrjedhin.

Po ashtu thonë se mund të bëjë biznes edhe me shtetet që izraelitëve u ndalohet t’u shesin, për shkak të konsideratave të sigurisë ose diplomacisë.

Tani, një hetim i përbashkët Haaretz-TheMarker dhe botimi grek i gazetarisë hulumtuese Inside Story, ka zbuluar armët komplekse kibernetike dhe korporatën që drejtohet nga Dilian në Greqi që nga viti 2020.

Piratët kibernetikë

Në Izrael, ligji i eksportit të mbrojtjes kërkon që çdo qytetar izraelit që shet njohuri të klasifikuara ose teknologji, origjina e të cilit është në Izrael, të regjistrohet dhe të jetë nën mbikëqyrjen e një organi të njohur si DECA.

Paçka se ligji është mjaft i shtrirë, ai zbatohet ekskluzivisht kundër firmave të regjistruara në Izrael dhe që e quajnë atë shtëpinë e tyre.

Sakaq, DECA ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë se cilat firma janë nën mbikëqyrjen e saj dhe nëse Intellexa po operon me bekimin e saj apo jo.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, burime në industrinë e armëve kibernetike të Izraelit janë ankuar se rregulloret e reja të rrepta të vendosura nga DECA po i mbytin ato.

Sipas tyre, ndërsa firmat si NSO kanë humbur marrëveshjet dhe të tjerat janë mbyllur për shkak të çështjeve të pajtueshmërisë, operacionet e Dilian kanë lulëzuar dhe perandoria e tij është rritur.

Zyra të reja, ekipe të reja dhe madje aftësi të reja.

Pavarësisht pronësisë së saj izraelite dhe faktit që shumë nga drejtuesit dhe anëtarët kryesorë të stafit të saj jetojnë në Izrael, Intellexa nuk konsiderohet një kompani izraelite.

Firmat brenda ombrellës Intellexa janë të regjistruara në vende si Irlanda, Franca, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Ishujt e Virgjër Britanikë.

Burimet e industrisë thonë se firma ka pasur përfaqësues të shitjeve në Indonezi, Dubai, Paris dhe Tel Aviv.

Duket se Athina ka qenë qendra e aktiviteteve të saj vitet e fundit, teksa vetë Dilian jeton kryesisht në Qipro.

Referuar burimeve, ky rrjet kompleks firmash e bën rregullimin e aktivitetit të firmës të pamundur dhe paraqet një sfidë të re dhe unike për rregullatorët, si në Izrael ashtu edhe në Evropë.

Në dukje, rritje e Intellexa-s është e lidhur drejtpërdrejt me përpjekjen e Izraelit për të frenuar industrinë e tij të armëve kibernetike, në përgjigje të një vargu hetimesh të profilit të lartë nga viti i kaluar.

Pasi u publikua lajmi nëntorin e kaluar se zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve u spiunuan në Afrikë nga një klient i NSO, firma ishte një nga dy firmat izraelite të armëve kibernetike të vendosura në listën e zezë.

Madje, burimet thonë se në vazhdën e presionit të SHBA-ve, numri i vendeve në të cilat DECA lejon firmat izraelite të shesin kompjuterin e tyre u ul në mënyrë drastike në 37.

Ato janë kryesisht vende perëndimore dhe demokratike me të dhëna të pastra të të drejtave të njeriut.

Rezultati është se firmat izraelite aktualisht nuk janë në gjendje të marrin dritën jeshile nga rregullatorët për të nënshkruar thuajse çdo marrëveshje të re edhe me demokracitë liberale perëndimore.

Teka listat e klientëve të firmave izraelite po zvogëlohen, Intellexa po rritet.

Dhe burimet pretendojnë se arsyeja është se me ndihmën e ndërmjetësve izraelitë, Intellexa po hyn dhe po merr marrëveshjet që firmat izraelite nuk mund të autorizohen.

Shërbim unik

Edhe kritikët më të mëdhenj të Dilian e konsiderojnë atë një gjeni. Njeri brilant, që nuk ka frikë të shkelë rregullat.

Largimi i tij nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pasi drejtoi Njësinë 81 i dha fund asaj që të gjithë bien dakord se ishte një karrierë premtuese që mund të kishte përfunduar me Dilian që drejtonte Inteligjencën Ushtarake të Izraelit.

Por një skandal që përfshinte parregullsi financiare në Njësinë 81 e vendosi ngritjen e tij në pritje dhe në vitin 2002 ai vendosi të largohej nga ushtria.

Shpejt u bë biznesmen i suksesshëm.

Një prezantim i Intellexa-s nga viti 2020 zbulon se nuk është vetëm stafi i saj që është rritur, por edhe numri i shërbimeve që ofron dhe aftësitë e tyre.

Mbledhja e të dhënave nëpërmjet Wi-Fi dhe përgjimi taktik i komunikimeve celulare janë vetëm dy shërbime në një paketë më të gjerë.

Intellexa përbëhet nga katër firma: WiSpear, Cytrox, Nexa dhe Poltrex.

Megjithëse secila ofron një shërbim të ndryshëm të kufizuar, së bashku formojnë një dyqan të vetëm të spiunazhit digjital, duke filluar nga hakerimet e synuara deri te mbledhja e gjerë e të dhënave.

Firma bashkon këto asete kibernetike së bashku në një software që shkon me shumë emra, i cili mund të bashkojë të gjitha burimet e të dhënave së bashku.

Megjithatë, gjëja kryesore që e bën Intellexa-n unike është se firma është e bashkuar si një shërbim.

Një aspekt tjetër i modelit të Intellexa-s është ajo që e bën atë të ndryshme nga firmat e tjera izraelite: shërbimet e menaxhimit të projektit.

Firmat izraelite lejohen të shesin vetëm teknologji, jo shërbime.

Kurse Intellexa ofron jo vetëm instalimin dhe trajnimin fillestar në sistem, por edhe mbështetje “teknike, operacionale dhe metodologjike”.

Intellexa mund t’i ofrojë të gjitha këto sepse nuk është një kompani izraelite edhe pse shumë nga zyrtarët e saj janë izraelitë.

“Haaretz”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët

Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët

12 November, 2025
U konvertua në të krishterë pas karrierës si pornostare, 51-vjeçarja u bën thirrje njerëzve: Hapni Biblën, nuk do të pendoheni

U konvertua në të krishterë pas karrierës si pornostare, 51-vjeçarja u bën thirrje njerëzve: Hapni Biblën, nuk do të pendoheni

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result