Ish-ambasadori amerikan në Kosovë nderohet me ceremoni flamuri për 34 vjet shërbim publik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasador i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është nderuar me një ceremoni flamuri për 34 vjet shërbim.

Hovenier është shprehur i lumtur për këtë nderim që i është bërë.

“Nder i madh që u njoha nga Departamenti i Shtetit për mbi 34 vjet shërbim publik me një ceremoni flamuri, duke përfshirë rolin tim si Ambasador i SHBA-së në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në Linkedin.

Hovenier ka shërbyer në pozita të larta diplomatike, përfshirë rolin e tij si Ambasador i SHBA-së në Kosovë. Mandati i tij si ambasador në Kosovë pëfundoj në dhjetor të vitit 2024.

Hovenier, i cili ka qenë pjesë e negociatave që i kanë paraprirë çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, ka thënë se po largohet si mik më i mirë i saj se sa që ka qenë kur ka ardhur.

“E lë këtë detyre duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mundësitë e saj janë të pafundme”, tha ambasadori Hovenier. /Telegrafi/

Share This Article