ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 9 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 9 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 9 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 19 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Uashingtoni do ta godasë korrupsionin

albnews by albnews
1 October, 2021
in Albania
0
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Uashingtoni do ta godasë korrupsionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, William Ryerson, foli sot mbi kujtimet e tij nga ato vite në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Mund të flas me orë të tëra për kujtimet. Janë kaq shumë. Unë nuk isha i pranishëm kur ne u rikthyem në pronën tonë në rrugën e Elbasanit. Diplomati Chris Hill ishte i pranishëm. Flamurin amerikan e ngriti e veja e një ish-punonjësi të Legatës Amerikane, që ishte vrarë më pas nga regjimi komunist. Për fat të keq nuk kam një foto, ndonëse imazhin e saj e kam në kujtesë, pasi e njoha më pas dhe u bëmë miq. Kishte një sërë gjërash që ndodhën në ato fillime. Kur mbërrita për herë të parë në muajin prill të vitit 1991, isha vendosur në Hotelin Dajti. Gjera të çuditshme. Një ditë pas mbërritjes, shkova për t’u takuar me zyrën e protokollit në Ministrisë së Jashtme për t’i njoftuar që do ndiqja në sallë seancën e parlamentit. Në atë kohë po diskutohej projekt-kushtetuta dhe ishte rrëzuar varianti i paraqitur. Më thanë “jo nuk mund të shkosh”. I pyeta “Ç’do të thotë nuk mund të shkoj? Unë protestoj!” U thashë më tej, se po të shkoni në Uashington, mund të hyni në Kongres për të ndjekur punimet, mund të mërziteni, por nuk jeni të ndaluar të hyni. Nuk ndryshuan qëndrim. Përgjigja ishte përsëri Jo. U thashë zyrtarisht “Qeveria ime proteston!” Më vonë atë ditë u takova për herë të parë me Gramoz Pashkon. Më pyeti nëse do të shkoja në parlament për të ndjekur punimet. I tregova ç’më kishin thënë. Do merremi ne me këtë, më tha. Të nesërmen më marrin në telefon nga protokolli dhe më thanë se mund të shkoja dhe mund të merrja edhe përkthyesen me vete. Kuptova një gjë, “insisto, mos prano gjepurat që të thuhen”. Ishte dhe një episode i dytë, i kësaj natyre. Vijnë një ditë dy aparatçikë në hotel, unë isha duke shtypur diçka në makinë shkrimi dhe filluan të flisnin me një person, shqiptar, që punonte për ne. Ata u ankuan se përse kishim marrë njerëz në punë pa miratimin e Ministrisë së Jashtme. U ktheva dhe u thashë “Më falni, rivendosja e marrëdhënieve parashikon që ne do të marrim në punë kë të duam dhe mund të shkojmë ku të duam në mbarë vendin. Nëse diçka ka ndryshuar nga ju, ndoshta do të na duhet të largohemi”. Që atëhere nuk dëgjova më prej tyre. Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, “mos u dorëzo përballë pengesave”, tregoi Ryerson.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Ish-ambasadori Ryerson u pyet edhe mbi zhvillimet në Shqipëri që lidhen me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, tha ai.

Kim publikon intervistën e Ryerson: Duhet lexuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim shpërndau intervistën e ish-ambasadorit Ryerson në faqen e saj në rrjetin social “Twitter”, duke shkëputur nga intervista një thënie të tij: mos u dorëzo përballë pengesave.

Ambasadorja komenton se intervista duhet lexuar.

“Respekti, dashuria dhe shpresa e ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve dypalëshe, ai thotë: ‘Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri: mos u dorëzo përballë pengesave’. Intervista e plotë duhet lexuar”, u shpreh Kim. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result