ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 10 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 10 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 10 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 16 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ish-ambasadori në Moskë, Shaqir Vukaj: Nëse do ishte Putini në pushtet, nuk do lejonte sulmin e NATO-s në Beograd”

albnews by albnews
16 February, 2022
in Albania
0
Ish-ambasadori në Moskë, Shaqir Vukaj: Nëse do ishte Putini në pushtet, nuk do lejonte sulmin e NATO-s në Beograd”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë në vitet 1999-2002 Shaqir Vukaj nuk beson se do ketë një luftë të Rusisë në Ukrainë, por sipas tij e gjitha kjë bëhet që Rusia të mbajë nën presion Perëndimin duke i vënë kushte ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të mos i anëtarësuar në NATO.

RelatedPosts

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare Hysa, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

I ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku, Vukaj tregoi se ishte me fat Kosova në vitin 1999 kur e çliroi Perëndimi dhe NATO sepse në atë kohë Rusia ishte e gjunjëzuar nga ekonomia e dobët.

“Nëse Putin do ishte në pushtet nuk kishte për të lejuar sulmin në Beograd”, tha Vukaj. Më poshtë, një pjesë e deklaratave të ish-ambasadorit Vukaj në Rusi.

Zoti Vukaj, përse Rusia kërkon të sulmojë Ukrainën?

Nuk është çështje Rusi-Ukrainë Për mendimin tim Rusia nuk e ka me Ukrainën. Rusia e ka më gjerë. Ajo kërkon të kthehet mundësisht aty ku ka qenë, të bëhet lojtar i botës. Kjo që po ndodh këtë muaj është një presion që Rusia bën ndaj Perëndimit për tre kërkesa që ajo ka: Të mos pranohen në NATO shtetet kufitare me të, Ukraina dhe Gjeorgjia, të mos vendosen armë sulmuese në afërsi të kufirit, të rikonfigurohet rivendosja e armatimeve siç ka qenë në 1997 kur u bë marrëveshja bazë Rusi-NATO. Rusia po shfrytëzon tërheqjen e SHBA në mënyrë të shthurur nga Afganistani dhe menjëherë pas kësaj Putini filloi presionet ndaj Perëndimit për të realizuar këto kërkesa.

Çfarë ka ndodhur zoti Vukaj, përse pikërisht tani? Është fuqizuar Rusia si shtet?

Kur unë kam qenë ambasador në Rusi, Rusia ka qenë e gjunjëzuar. Kur them e gjunjëzuar, ka qenë një gjendje katastrofike në ekonomi. Që nga viti 1993 deri në 1998 që u emërova si ambasador, unë kam qenë disa herë në Rusi me punë si politikan përfaqësues i parlamentit Evropian dhe vëzhgues dhe pjesë e një delegacionit të Kuvendit sepse kam qenë edhe nënkryetar. Rusia ishte e gjunjëzuar. Në atë periudhë kishe muaj të tërë që nuk kishin para të paguanin rrogat. Mbaj mend një nënkolonel me orgjinë shqiptare nga këta të Karakurtit në San Petërburg. Nga muaji maj deri një tetor nuk kishin marrë rroga. Dhe më ka thënë se në muajin tetor na çuan të mblidhnim patate. Na thanë ne oficerëve merrni nga një kamion me patate.

Domethënë kjo situatë në vitin 1998.

Po në 1998. Kjo ishte Rusia. Në 1999 kur NATO filloi bombardimet kundër Jugosllavisë, në atë periudhë fati unë, i  shqiptarëve ishte që Rusia ishte ajo që ishte dhe nuk ishte ajo që është sot.

Pse do pengonte sulmin në Beograd?

Në mënyrë absolute po. Po të ishte Putini në pushtet nuk do lejonte këtë sulm.

Po si u rrit dhe fuqizua Rusia?

Është rritur shumë. Marrim vetëm një shembull. Nga importues që ishte i grurit, sot Rusia është ekspertuesi më i madh në Evropë dhe në botë i grurit. Ndërkohë 43 për qind e gazit Evropa Perëndimore e merr nga Rusia. Në atë kohë nuk e merrte. 30 për qind e naftës në Evropë merret nga Rusia.

Meritë e kujt është kjo që u rrit ekonomia e Rusisë?

Në radhë të parë për mendimin tim është e Putinit .Që kur erdhi në pushtet erdhi në objektivin kundër korrupsionit dhe organizimin e shtetit.

E keni takuar vetë Putinin?

Po e kam takuar. Kam patur një rast.

Ka qenë një rast kortezie apo?

Ishte rast kortezie dhe jo bisedë. Ishim në një pritje. Iu prezantova se isha ambasador i Shqipërisë. Sigurisht që ai e njihte sepse ishte pas vitit 1999 dhe shqiptarët dhe Kosova ishin në plan të parë. Putini si shef i FSB-së më parë ishte marrë shumë me të. FSB ishte shërbimi i jashtëm rus.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result