Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.

Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sakaq, gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi.

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës

Kim lindi në Korenë e Jugut dhe u rrit në ishullin e Paqësorit, Guam. Ajo u diplomua në vitin 1993 nga Universiteti i Pensilvanisë dhe më pas mori një diplomë Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Përveç anglishtes, ajo flet gjuhën koreane, mandarine, japonisht dhe turqisht.

Kim ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara si ambasadore dhe ambasadorja e parë e SHBA-së nga Guami. Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë. 

Share This Article