Ish-astronauti dhe senatori amerikan Bill Nelson është nominuar për të qenë në krye të NASA-s.
78 vjeçari është i njohur si një demokrat i moderuar dhe nominimi i tij nga presidenti amerikan Joe Biden për të qenë në krye të NASA-s nxiti reagime pozitive.
Para se të marr rolin e tij në krye të Agjencisë amerikane të Hapësirës, kandidatura e Nelsonit duhet të pranohet në Senat, raporton BBC, transmeton Koha.net. Nelson ka deklaruar se ndihet i nderuar me këtë nominim duke shtuar se do të punonte që ta çonte NASA-n drejt një të ardhmeje të madhe.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Nelson ka pasur ndikim të madh në pothuajse çdo ligj amerikan për hapësirën i cili është miratuar deri më tani.
Ndërkaq senatori republikan nga Florida Marco Rubio ka thënë se nuk do të kishte emër më të qëlluar për të udhëhequr NASA-n se Nelsoni.