Ish-avokati i Limajt zgjidhet kryeprokuror i GjND-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britaniku Karim Khan është zgjedhur kryeprokuror i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Më parë, gjatë viteve 2014-2017, ai ka shërbyer si avokat i ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, kur ky po gjykohej nga EULEX-i.

Khan, 50 vjeç, aktualisht ka qenë shef i hetimeve të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës që janë kryer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Irak.

BBC-ja raporton se suksesi i britanikut në garën e ngushtë për këtë pozitë do të shihet si fitore diplomatike për Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it.

Khan e mori përkrahjen e 72 nga 123 shtete në rundin e dytë të votimit, ndërsa mandatin 9-vjeçar në pozitën e kryeprokurorit do ta fillojë në qershor të këtij viti. Ai mposhti kandidatë të tjerë nga Irlanda, Italia dhe Spanja.

Share This Article