Ish-deputeti Gjoni: Zelli i Shqipërisë për të qenë në Bordin e Paqes, i panevojshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se diplomacia shqiptare duhej të tregohej më e kujdesshme me praninë e saj në Bordin e Paqes.

Duke komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes përmes kryeministrit Edi Rama, Ralf Gjoni theksoi se pavarësisht marrëdhënies strategjike me SHBA-në, vendi ynë ka një raport me Bashkimin Evropian ku kërkon të anëtarësohet.

U tregua më katolik se Papa. Ministria e Jashtme duhej treguar më e rezervuar. Ne mund të pranonim zyrtarisht pjesëmarrjen në Bordin e Paqes por nuk ishte e nevojshme që të tregoheshim kaq të zellshëm. Mendoj se në ca momente jemi treguar më të zellshëm se vetë kampi ‘Maga’ i Trumpit.

E panevojshme sepse interesi ynë i parë, pavarësisht marrëdhënies strategjike që ne kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duhet ta ruajmë.

Do e ruajmë pavarësisht Trumpit, Ramës, Berishës apo Bushit. Ne kemi një marrëdhënie preferenciale me Bashkimin Evropian”, tha Gjoni.

Ai vuri në dukje se Shqipëria mori pjesë në Bordin e Paqes në një kohë kur administrata Trump kërkon çintegrimin nga aleancat e dikurshme.

Duam të aderojmë, të integrohemi në Bashkimin Evropian. Një moment që administrata Trump po shkon drejt çintegrimit me aleancat e dikurshme të NATO-s transatlantike ne dëshirojmë të integrohemi në këtë klub të cilin administrata Trump e cilëson si një rrezik për interesat primare amerikane.

Ishte e pakujdesshme nga diplomacia shqiptare që të tregonim një zell kaq të madh duke pasur armiq në Evropë.

Unë vërej një frymë evropiane skeptike ndaj Bordit të Paqes. Në takimin e parë të Bordit të paqes vërej një mungesë të theksuar evropiane”, deklaroi më tej Gjoni.

Share This Article