Ish-deputeti i PD pret masën e sigurisë në gjykatë: Shkova për të qetësuar turmën e rezoltuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia është marrë si i pandehur këtë të sthunë në gjykatën e Shkodrës në lidhje me përleshjen e ndodhur disa ditë më parë në qytet, ku disa protestues të opozitës dogjën materialet zgjedhore që ndodheshin në një shkollë e cila është kthyer në KZAZ-në nr3 për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Në gjykatë, vetë demokrati është shprehur se ai ka shkuar për ta qetësuar turmën dhe se nuk ka kryer asnjë akt që shkon në thyerje të ligjit. Sipas Spahisë, arrestimi i tij është kryekëput politik.a

Në dëshminë e tij në Gjykatën e Shkodrës Bardh Spahia është shprehur shkoi  për të qetësuar turmën pasi situata ishte e e tensionuar.

“Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot është se shohim qytetarë që mbështesin ligjshmërinë. Po bëj një parantezë pasi sot jemi përballë një përplasje të fortë politike. Janë bërë akte nga ana e policisë në mënyrë të pautorizuar.  Për këtë kemi marre informacion nga qytetarët.   Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër.  Morëm informacion se kishte tension dhe jemi drejtuar për atje.  Drejtuar nga pallati tek shkolla. Materiale zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur. Kërkuam që situata të qetësohej. Qetësuam situatën pasi ishte e tensionuar.”

Kujtojmë se pas ngjarjeve në KZAZ-në në Shkodër Bardh Spahia u arrestua teksa i drejtohej studios së një emisioni televiziv. Arrestimi i tij madje u bë live teksa ai po fliste me drejtuesen e emisionit.

Share This Article