Ish-deputeti i PD-së publikon videon me arbitrazhet e humbura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Enkelejd Alibeaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka bërë publike një
video ku shafqen të gjitha arbitrazhet e humbura të Shqipërisë, si kundër përgjigje ndaj kryeministrit. Rama ditën e sotme deklaroi se nuk ka asnjë gjyq të humbur, madje ju kërkoi llogari edhe gazetarëve pse nuk e vërtetonin një fakt të tillë.

Alibeaj  thotë se Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Teksa ka publikuar video-n nga deklarata e kreut të qeverisë  ditën e sotme, Alibeaj thekson se kostot earbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços.

REAGIMI I ALIBEAJT
Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një
realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit.
Kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar
te keqmenaxhimi i palaços, që mendon se duke gënjyer me zë të lartë, do të na
infektojë me patologjinë e tij.
Ora e ndryshimit nuk është larg!

Share This Article