Ish deputeti Shkodrës, Gurakuqi publikon videon: Qeveria hap portat e hidrocentralit në Zadeje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qarku i Shkodrës është më i prekuri nga përmbytjet ditët e fundit nga reshjet e shiut. Deklaratat e qeverisë se përmbytjet nuk kanë ardhuri si pasojë e hapjes së portave të hidrocentraleve bie poshtë pas videos së publikuar sot nga ish deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi.

Gurakuqi ka shpërndarë një video ku janë hapur tunelet e shkarkimit në hidrocentralin e Zadejes, ujë i cili do të rrezikojë më tepër zonat e përmbytura dhe ata që janë në zonën e rrezikut.

Akuza ka pasur nga opozita se gjatë natës është ngritur me shpejtësi  të frikshme niveli i ujit dhe i ka zënë banorët të pa përgatitur.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë, Bardh Saphia kanë hedhur akuza se gjatë natës hapen portat e hidrocentraleve pas keqmenaxhimit të prurjeve, shkelje të rënda dhe kriminale nga qeveria e cila si qëllim kryesor ka vjedhjen dhe jo mbrojtjen e jetës së qytetarëve, dhe çdo akt i tillë paraprihet nga një paralajmërim disa orë më para.

https://www.facebook.com/romeogurakuqi/videos/1075367806476749

Share This Article