ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 2 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 2 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 2 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 2 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

albnews by albnews
15 September, 2025
in Albania
0
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Focus Media News” ka njoftuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, si drejtoreshë e përgjithshme të këtij institucioni mediatik.

Sipas një njoftimi të televizionit, ky emërim shënon jo vetëm një hap strategjik për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të zërit të pavarur të medias, por edhe një rikthim të një figure me integritet të lartë profesional dhe përvojë të thellë në fushën e komunikimit publik, administrimit dhe politikës.

RelatedPosts

Historia e Valjeros, 18-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksidentin me makinë të vjedhur gjatë ndjekjes nga policia në Itali

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

NGA ANGAZHIMI PUBLIK, TE DREJTIMI I MEDIA

Përpara se të merrte drejtimin e “Focus Media News”, Dhurata Çupi ka shërbyer në role të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale të vendit, ku ka dhënë kontribut të vyer në çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, zhvillimin e zonave lokale dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Ajo është njohur për zërin e saj kritik, por konstruktiv, në mbrojtje të së drejtës për informimdhe të vërtetën. Znj.Dhurata Çupi ka përfunduar Fakultetin Juridik. Ajo ka qenë deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës nga viti 2016-2025.

Çupi ka qenë anëtare e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, anëtare e disa Komisioneve Hetimore Parlament are, nënsekretare e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, anëtare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, kryetare e Aleancës së Grave Deputete, anëtare dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për Ligjet, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike, si dhe trajnuese për Këshillin e Qeverisjes Vendore për Administrimin e Pronës Publike; kryetare e Këshillit Legjislativ, bashkëkryetare e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, si dhe anëtare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Gjithashtu, Dhurata Çupi ka qenë drejtore e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë, pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e qeverisjes vendore” në universitet, kryetare e Agjencisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Brendshme, përgjegjëse e sektorit të ligjshmërisë në AITPP pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe juriste e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë.

 NJË VIZION I RI PËR “FOCUS MEDIA NEWS”

Kalimi i znj. Dhurata Çupi në krye të “Focus Media News” është një vazhdimësi natyrale e këtij misioni; të mbrojë fjalën e lirë, të forcojë gazetarinë e përgjegjshme dhe të ofrojë një platformë të pavarur për debatin publik dhe informacionin e balancuar. Nën drejtimin e znj. Çupi, “Focus Media News” synon të zgjerojë impaktin e saj në tregun mediatik shqiptar, të rrisë standardet profesionale të gazetarisë dhe të jetë gjithnjë më pranë qytetarëve.

Me fokus në inovacion, transparencë dhe cilësi, grupi mediatik do të vijojë të trajtojë temat më të rëndësishme të kohës me kurajë, objektivitet dhe paanshmëri.

Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për median shqiptare, ku nevoja për integritet, pavarësi dhe vizion është më e madhe se kurrë. Me Dhurata Çupin në krye, “Focus Media News” është e përgatitur të përballet me këto sfida dhe të ofrojë një model të ri drejtimi dhe besueshmërie në shërbim të publikut.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result