ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 14 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 14 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 14 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 18 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 18 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Ish drejtori i burgut “Nuk na pyesnin. I bënin punësimet sipas përkatësisë”

albnews by albnews
2 May, 2023
in Shqiperia
0
Ish drejtori i burgut “Nuk na pyesnin. I bënin punësimet sipas përkatësisë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pesë vjet më parë, një oficer i policisë në Elbasan do ulej në tryezën e punës dhe duke besuar informatorin konfidencial do të shkruante rrethana kompromentuese ndaj disa zyrtarëve në burgje të asaj kohe, mbi  dyshimet se kishin rekrutuar si policë njerëz me të shkuar kriminale. Me dyshimet se njëri ndër ta me detyrë   përgjegjës i burimeve njerëzore në  I.E.V.P Elbasan identifikuar si A.R.,  ishte përfshirë në veprimtari korruptive oficeri e referoi dosjen në atë kohë në prokurorinë e Elbasanit. Por fashikulli  u pasua nga prokuroria në prokurori dhe hapi një betejë mes gjyqësorit dhe akuzës, ku kjo e fundit ngrinte duart lart duke u shprehur se nuk kishte vend për hetime dhe se nuk gjeti shpërdorues detyre. Dy gjykata nga monitorimi i Qendrës FOL rezulton se e kundërshtuan pushimin e hetimeve dhe urdhëruan prokurorinë e kryeqytetit të gjejë se cilët janë ish zyrtarët në burgje që kryen rekrutimin e dyshimtë për një polic në burgje që kishte dyshime se i përkiste botës së krimit dhe që sakaq u caktua me detyrë të ruante në burgun e Bradasheshit të burgosurit. Ky kapërcim paradoksal nga njëri kamp në tjetrin u krye pa administruar një certifikatë besueshmërie në dukje të pa rëndësishme, por që për policinë e burgjeve është e domososhme

Sa e vështirë për prokurorinë të gjejë shpërdoruesit e detyrës.

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

Oficeri i policisë gjyqësore midis të tjerave përpilonte në referimin e bërë gati prokurorisë  se “  gjatë periudhës që shtetasi A. R. ka ushtruar këtë detyrë ka punësuar disa kriminelë”. Personi i përmendur  si njeriu me të shkuar të errët ishte identifikuar  shtetasi A.P , që sipas një urdhëri numër 988, datë 2 shkurt 2016 veshi uniformën e policit në burgje. Detyra që mbajti nga kjo datë deri në 25 shtator 2017 i jepte gradën e nëninspektorit dhe të policit të rrethimit të jashtëm në  burgun e  Bradasheshit.“Ka të dhëna se në ngarkim të shtetasit A.P. të rregjistruara në kartotekën kriminale të drejtorisë vendore të Policisë, se ky shtetas është rregjistruar në kartotekë dhe si i tillë ka pengesë për tu pajisur me vërtetim personaliteti si punonjës i I.E.V.P , Bradashesh, Elbasan”. Ajo që u kuptua më pas, nga një hetim i fshehtë në burgje dhe më pas në prokurori ishte një shkresë e akuzës së kryeqytetit që shpresonte të siguronte prova përmes pyetjes ; ‘ A është kryer apo jo vërtetimi i përshtatshmërisë dhe besueshmërisë për punonjësin e policisë së burgjeve përpara se të emërohej në detyrë?”. E vërteta ishte se gjatë rekrutimit të policit të burgjeve në atë kohë,  ky institucion nuk e kishte kërkuar një shkresë të tillë, dhe se kjo detyrë i përkiste burimeve njerëzore. Ish polici u mor në pyetje nga prokurorët që e besuan kur tha se nuk mbante mend si u punësua.

“ Ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk më kujtohet se si jam vënë në dijeni  të faktit për të aplikuar për punë në IEVP Elbasan.Pas dorëzimit të dokumentave  jam njoftuar që më kishte ardhur urdhëri për të filluar punë. Kam bërë një trajnim rreth 1.5 muaj dhe më pas kam filluar punë.Vërtetim personaliteti nuk më është kërkuar. Shtetasin A.R e kam njohur pasi kam hyrë në punë. Shtetasin E. S. e kam djalë lagjeje dhe kur kam filluar punë e kisha drejtor. Asnjë person nuk ma ka premtuar , as favorizuar.”- shprehet gjatë hetimit ish polici.

Midis të pyeturve në atë kohë ishte edhe ish drejtori i burgut të Elbasanit, Eugert Salla që shpjegon përtej kësaj se pjesa dërmuese e emërimeve ishin kryer drejtpërdrejt nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. “Unë nuk jam personi përgjegjës për administrimin e dokumentave. Propozimin në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve e bënte titullari i institucionit , por që në pak raste është marrë për bazë. Arsyeja ka qenë se unë kam qenë titullar i propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa gjithë struktura  e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve , Ministria e Drejtësisë i përkisnin forcës së LSI, pra ne nuk na pyesnin pasi bënin vetë emërimet sipas përkatësisë.Propozimin e kam bërë unë, ndërsa verifikimin e dokumentacionit e ka bërë shefi i personelit” thotë ish drejtori i burgut të Bradasheshit. Por duke refuzuar prokurorinë që nuk gjeti se kush e rekrutoi ish policin , gjykata e apelit në Tiranë thekson “se prokuroria nuk ka kryer hetime të plota  sa kohë një ish polic është punësuar në kundërshtim me ligjin dhe pa verifikuar nëse ishte apo jo i përshtatshëm. Prokuroria nuk ka verifikuar se cilët janë personat që duhet të trajtonin praktikën e rekrutimit, jo vetëm të ish policit në fjalë, por edhe të rasteve të tjera ku nuk është marrë dokumentacioni i detyrueshëm”.

Qendra fol

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result