Ish drejtori i TVSH mbetet në qeli, Edhe Apeli refuzon ndryshimin e masës së sigurisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon lirimin e ish drejtorit të TVSh Thoma Gëllçi.

Në vendimin e dhënë sot Gjykata la në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”

Ish-drejtori Gëllçi, kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm dhe se ai nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo të largohet.

Ndërkohë prokuroria e kundërshtoi kërkesën e avokatëve duke kërkuar të ngelet në fuqi masa e “arrestit me burg.”

Gëllçi, bashkë me tre ish-vartësit e tij Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Ata u arrestuan më 8 tetor 2021

Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

https://www.facebook.com/pamfleti.netofficial/videos/934654734129123

Share This Article