Ish-e dashura ruse e Don Xhonit ofendon reperin për postimin thumbues me Gani Gecin: Rusia nuk mposhtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi Don Xhon ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve.

Krahas suksesit që po korrë me këngën e tij më të fundit “Katile”, Don Xhon në të njëjtën kohë gjatë këtyre ditëve është takuar edhe me figura publike nga politika.

Ditë më parë, ish-deputeti Gani Geci publikoi një fotografi me të në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri tani që e ka mbajtur Rusinë”.

Kaq ka mjaftuar që kjo porosi të arrijë në adresën e ish-të dashurës ruse të reperit, Ariana Lirey.

Kjo e fundit ka bërë një reagim publik në InstaStory mbi fotografinë e publikuar me atë përshkrim, duke theksuar: “Rusia nuk mposhtet, djalë jo-burrëror”.

Kujtojmë që dyshja Don Xhoni dhe Ariana kanë qenë shumë të komentuar një kohë në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e tyre.

Ata madje realizuan takimin e tyre të parë në Dubai, por që më pas duket se i dhanë fund lidhjes, me ç’rast edhe nuk munguan edhe thumbimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Share This Article