Ish-fotografi që shkaktoi “uraganin” e basteve, Corona: Ka shumë emra të tjerë nga Serie A, burimin e informacionit ua tregoj unë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I rikthyer në qendër të cirkut mediatik për shkak të zbulimeve të fundit për çështjen e basteve në Serie A, Fabrizio Corona nuk resht së foluri.

Ish-fotografi i paparaceve premtoi emra të tjerë të cilët do të dalin zbuluar.

“Të paktën 10 futbollistë të tjerë dhe 5-6 agjentë janë të përfshirë dhe ka edhe strofka klandestine të lojërave të fatit”, tha ai për “Corriere della Sera”.

“Nuk mund të përmend emra, por burimi i këtij informacioni është xhaxhai i një ish-lojtarit të Interit në kohën e Mourinhos, mik i ngushtë i Mario Balotelli. Ka lojtarë që luajnë me kombëtaren, madje edhe president. Problem është se këta lojtarë janë të sëmurë, varësia nga bixhozi është një sëmundje e keqe.

Unë di shumë gjëra, do të dalin në shesh të gjitha, dhe këto janë vetëm në Serie A, për të mos përmendur më pas se çfarë bëhet në Serie B”, është shprehur me bindje Corona.

Share This Article