Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila merr detyrën e veçantë në PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lilën koordinator të PD për sportin.

Andi Lila është një ndër figurat publike që është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i opozitë ka vendosur nga një ekspert për çdo sektor për këto zgjedhje. Deri më tani Partia Demokratike ka emëruar disa koordinatorënë disa fusha të ndryshme. Eno Bozdo është emëruar Koordinator kombëtar për energjinë. Eduart Halimi është emëruar Kordinator i Posaçëm Politik. Endri Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Digjitalizimin, ndërsa Gazment Koduzi është Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë

Share This Article