Bota
Ish-futbollisti i Manchester City që “adhuron” Rusinë e Putin zgjidhet President i Gjeorgjisë
Mikheil Kavelashvili, një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, u zgjodh president i Gjeorgjisë ndërsa partia në pushtet forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në BE dhe një fitore për Rusinë.
Kavelashvili fitoi lehtësisht zgjedhjet e së shtunës në një kolegj elektoral prej 300 vendesh, ku partia Ëndrra Gjeorgjiane mbizotëron. Kolegji zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në 2017. Në fjalimet publike të këtij viti, zoti Kavelashvili ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po kërkojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin në 29 dhjetor.
Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u zgjodh president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në pushtet që e votoi po forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në Bashkimin Evropian.
53-vjeçari Kavelashvili ishte i vetmi kandidat në fletëvotim dhe fitoi lehtësisht votën duke pasur parasysh kontrollin e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” në kolegjin elektoral me 300 vendesh, që zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2017. Ky kolegj përbëhet nga anëtarë të Parlamentit, këshillave bashkiakë dhe legjislaturat rajonale.
Nga 225 elektorë të pranishëm, 224 votuan për Kavelashvilin. Një ish-futbollist profesionist, Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative. Në fjalimet publike të këtij viti, ai ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po përpiqen ta fusin Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin më 29 dhjetor.
Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit ndërsa zhvillohej procedura e votimit për presidentin e ri.
“Zgjedhjet e sotme presidenciale nuk mund të jenë legjitime, sepse zgjedhjet parlamentare janë manipuluar dhe në thelb një parlament jo legjitim nuk mund të zgjedhë një president legjitim”, thotë një protestuese. “Nuk mundet që një president të ketë vetëm 9 vjet arsimim. Kam studiuar dhe kam punuar që kur isha 15 vjeç. Ai nuk është presidenti ynë”, thotë një tjetër protestuese.
“Ajo që shohim sot është një tradhti e pastër e vullnetit gjeorgjian, vullnetit të popullit dhe tradhti ndaj vlerave të popullit gjeorgjian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhja e sotme përfaqëson dëshirën e qartë të sistemit për ta futur Gjeorgjinë në rrënjët sovjetike”, tregon një protestues.
Ëndrra Gjeorgjiane mbajti kontrollin e Parlamentit në vendin e Kaukazit Jugor në zgjedhjet e 26 tetorit, që opozita pretendon se ishin manipuluar me ndihmën e Moskës. Presidentja në largim e Gjeorgjisë dhe partitë kryesore pro-perëndimore që atëherë kanë bojkotuar seancat parlamentare dhe kanë kërkuar një përsëritje të votimit. Partia Ëndrra Gjeorgjiane është zotuar të vazhdojë të punojë për anëtarësimin në BE, por gjithashtu dëshiron të “rivendos” lidhjet me Rusinë.
Kritikët kanë akuzuar këtë parti, themeluar nga Bidzina Ivanishvili, një miliarder në hije që e bëri pasurinë e tij në Rusi, se po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe e anuar drejt Moskës, akuza që partia në pushtet i ka mohuar. Partia kohët e fundit miratoi ligje të ngjashme me ato të përdorura nga Kremlini, për të goditur lirinë e fjalës dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ.
Pro-perëndimorja Salome Zourabichvili ka qenë presidente që nga viti 2018 dhe është zotuar të qëndrojë pas përfundimit të mandatit të saj gjashtë-vjeçar, duke e përshkruar veten si udhëheqësja e vetme legjitime deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Vendimi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protestat e qytetarëve.
Mijëra demonstrues mblidhen çdo natë jashtë Parlamentit, pasi qeveria njoftoi pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE më 28 nëntor.
Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit, ndërsa qindra janë arrestuar. SHBA dhe BE kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve./Zëri i Amerikës
Bota
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.
Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.
Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.
Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim.
Bota
20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.
Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.
Çfarë parashikon plani?
Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.
Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.
Siguria dhe garancitë ndërkombëtare
Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.
Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
Donbasi, nyja më e ndërlikuar
Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.
Çështja e Zaporizhzhias
Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.
Qëndrimi i Moskës
Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.
Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.
Bota
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare
Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.
I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.
Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.
“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.
Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.
Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.
-
Albania13 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK12 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports12 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania13 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
