Ish-futbollisti i Sopotit i shënon gol historik PSG-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmja e 15 janarit të vitit 2025 do të mbahet mend gjatë nga Klevis Gjeçi, futbollisti shqiptar i cili në moshën 28-vjeçare i shënoi një gol historik gjigantëve të PSG-së me skuadrën modeste të Espalit, në duelin e vlefshëm për Kupën e Francës.  

Gjeçi arriti të shënonte me kokë në minutën e tretë të sfidës, ndërkohë që PSG përmbysi rezultatin me shifrat 2-4 duke siguruar kualifikimin për më tej, përcjell A2.

Mesfushori shqiptar, Klevis Gjeçi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sopotit në futbollin shqiptar, qëndroi në fushë 73 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Ky moment do të jetë i gdhendur me gërma të arta në karrierën modeste të futbollistit shqiptar.

Share This Article