ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 8 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 9 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 9 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 9 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ish-gazetarja që akuzon ish-presidentit Trump për p*rdhunim pritet të dëshmojë para gjykatës

albnews by albnews
26 April, 2023
in Bota, Diaspora
0
Ish-gazetarja që akuzon ish-presidentit Trump për p*rdhunim pritet të dëshmojë para gjykatës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Nju Jork po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump lidhur me pretendimin e ish-gazetares E. Jean Carroll se ai e përdhunoi gati 30 vjet më parë.

Jean Carroll pritet të jape të mërkurën dëshminë e saj para jurisë lidhur me akuzat se zoti Trump e përdhunoi në dhomat e ndërrimit të një dyqani luksoz veshjesh.

RelatedPosts

Mali i Zi paralajmëron ambasadorin rus se deklaratat e tij do të trajtohen si veprimtari armiqësore

Vendet e BE-së duhet të kenë garanci të shumëfishta sigurie përtej Nenit 5, thotë Kubilius

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Procesi gjyqësor për rastin nisi dje. Në një deklaratë hapëse avokatja e ish-gazetares, Shawn Crowelez tha se zonja Carroll pritet të dëshmojë para jurisë se ajo që ndodhi në pak minuta në vitin 1996 “ia ndryshoi jetën përgjithmonë”.

“E mbushur me frikë dhe turp, ajo heshti për dekada. Megjithatë, përfundimisht, heshtja u bë e pamundur,” tha avokatja Crowley duke shtuar se kur zonja Carroll e theu atë heshtje në libër autobiografik në vitin 2019, presidenti i atëhershëm “përdori platformën më të fuqishme në botë për të gënjyer për atë që kishte bërë, për të sulmuar integritetin e zonjës Carroll dhe për të fyer paraqitjen e saj”.

Zoti Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk ka përjashtuar mundësinë e dhënies së dëshmisë, është shprehur se zonja Carroll ishte një “e marrë” që sajoi akuzat për përdhunim për të shitur një autobiografi të saj.

Avokati i tij mbrojtës, Joe Tacopina u tha të martën anëtarëve të jurisë se historisë së saj i mungon besueshmëria dhe faktet nuk e mbështesin atë.

Ai e akuzoi zonjën Carroll se ka ngritur pretendimet për të përfituar para dhe për arsye politike dhe i kërkoi jurisë së përbërë kryesisht nga anëtarë demokratë të Nju Jorkut, të lënë mënjanë armiqësinë që mund të kenë ndaj ish-presidentit republikan.

“Mund ta urreni zotin Trump. Por për ta shprehur këtë ka një kohë dhe vend të caktuar. Quhen zgjedhje dhe kuti votimi. Nuk mund ta shprehni këtu në një sallë gjyqi, ku mbizotëron ligji”, u tha zoti Tacopina anëtarëve të jurisë, 6 burra dhe tre gra. “Askush nuk është mbi ligjin, por as nën të”.

Gjyqi vjen një muaj pasi zoti Trump deklaroi pafajësinë në një çështje penale që lidhet me pagesat e bëra në këmbim të heshtjes lidhur me akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra.

Gjyqi po mbahet në një gjykatë civile federale, që do të thotë se pavarësisht nga rezultati, zoti Trump nuk rrezikon të shkojë në burg.

Zonja Carroll kërkon dëmshpërblim financiar, pa përcaktuar shumën dhe tërheqjen e deklaratave të zotit Trump të cilat ajo thotë se i dëmtuan rëndë integritetin.

Mes të tjerash zoti Trump është shprehur se “ajo nuk është tipi im”, një koment që avokatët e ish-gazetares thonë se është njësoj si ta cilësosh atë si “jo aq tërheqëse” sa për ta përdhunuar.

Emrat e anëtarëve të jurisë nuk do të bëhen publikë për t’i mbrojtur nga ngacmimet e mundshme, por ata janë nga mosha 26-66 vjeç. Mes tyre është një portier, një fizioterapist dhe njerëz që punojnë në bibliotekë, shkollë të mesme, shëndetësi dhe në sektorë të tjerë.

Ata u pyetën mbi rutinën e tyre të ndjekjes së lajmeve, (që variojnë nga ndjekja e çdo lajmi tek injorimi i plotë i tyre), dhurimet politike apo nëse mbështesnin grupe të caktuara që anojnë majtas apo djathtas.

Po ashtu ata u pyetën nëse kishin përdorur plaftormën e medias sociale të zotit Trump, nëse kishin lexuar shkrimet e zonjës Carroll në revistën Elle apo nëse kishin parë programin e dikurshëm televiziv të zotit Trump, “The Apprentice” dhe nëse për shkak të ndonjë prej këtyre çështjeve për ta do të ishte e vështirë të ishin të drejtë.

Zonja Carroll, aktualisht 79 vjeç, pritet të dëshmojë të mërkurën se takimi me zotin Trump, 76 vjeç, ishte i dhunshëm dhe se deklaratat e tij pas akuzave për përdhunim i kanë cënuar integritetin.

Ajo thotë se pasi u takua rastësisht me zotin Trump në dyqanin Bergdorf Goodman të Manhatanit, ai i kërkoi asaj ta ndihmonte për të blerë të brendshme femrash si dhuratë. Ajo thotë se ata filluan të ngacmonin njëri-tjetrin për të provuar të brendshmet e grave.

Zonja Carroll thotë se ata përfunduan vetëm në dhomën e zhveshjes së dyqanit, ku zoti Trump e shtyu atë pas një muri dhe e përdhunoi para se ajo ta luftonte dhe të ikte.

Që kur ajo i bëri akuzat për herë të parë në librin autobiografik në vitin 2019, zoti Trump e ka kundërshtuar fuqishëm akuzën për përdhunim. Ai tha se as nuk e njihte zonjën Carroll, ish-bashkëpunëtore për një kohë të gjatë e revistës “Elle”.

Anëtarët e jurisë pritet të dëgjojnë dëshminë edhe të dy grave të tjera që thonë se janë sulmuar seksualisht nga ish-presidenti Trump.

Jessica Leeds do të dëshmojë se zoti Trump u përpoq të fuste dorën nën fustanin e saj gjatë një fluturimi në vitin 1979 ndërsa ishin të ulur pranë njëri tjetrit. Ajo thotë se nuk ishte përzgjedhja e saj të ulej afër tij.

Natasha Stoynoff, ish-gazetare e revistës People, do të dëshmojë se ish-presidenti e shtyu atë pas një muri dhe e puthi me forcë në rezidencën e tij në Florida, kur ajo shkoi atje më 2005 për të intervistuar zotin Trump dhe gruan e tij Melania Trump, e cila në atë kohë ishte shtatzënë.

Normalisht, pretendimet e zonjës Caroll për shkak të distancës së madhe kohore nuk do të shqyrtoheshin në një proces gjyqësor. Por në nëntor shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj që lejon ngritjen e padive për abuzime seksual edhe nëse ato pretendohet se kanë ndodhur dekada më pare. VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result