Ish-gjenerali i Izraelit: UFO-t ekzistojnë, Amerika ka bazë nëntokësore në Mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ish-gjeneral i ushtrisë izraelite, garanton se jashtëtokësorët ekzistojnë.

Gjithashtu, thotë se UFO-t kanë vendosur kontakte me njerëzit, por deri tani nuk është treguar asgjë për këtë çështje, për shkak se “njerëzimi nuk është gati” për ta përballuar.

Në një intervistë për Yediot Aharonot, profesori Haim Eshed, ish-shef i programit të sigurisë hapësinore përgjatë 30 viteve, theksoi se ekziston një “Federatë Galaktike”, me të cilën mban kontakte vetëm SHBA-ja dhe Izraeli.

Gjithashtu, shtoi se në Mars ka një bazë nëntokësore sekrete, ku qëndrojnë përfaqësues amerikanë dhe alienë.

Sipas Haim Eshed, Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, i di këto fakte dhe ishte gati për t’i zbuluar, por nuk guxoi sepse kishte frikën e një “histerie masive” nga ana e popullit.

87-vjeçari tha se po i tregon tani këto gjëra sepse ka arritur një status të lartë akademik dhe shkencor: “Po i them vetëm tani sepse nëse do t’i thoja vite më parë, do të më kishin futur në spital”.

Share This Article