Ish i burgosuri politik tregon për torturat pas vizitës së Arkanit në burgun e Mitrovicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli ka folur në “Prime Time” për torturat që kanë përjetuar gjatë viteve që kanë kaluar në burg gjatë viteve të 90-ta.

Ai ka treguar për një rast kur në vizitë në burgun e Mitrovicës, kishte ardhur edhe i ashtuquajturi Arkani.

Xhemajli thotë se Arkani kishte shkuar t’i marrë ushtarët e tij.

“Kur erdhën të na vizitojnë, mua më thanë që Arkani ka ardhur t’i marrë ushtarët e tij nga këtu, kështu që nëse dëshiron të shkosh në luftë po të lirojmë. Unë i kam thënë se nuk luftoj kundër popullit tim, aty reaguan keq ata ndërsa Arkani vetëm qeshte”, ka thënë Xhemajli.

Ai ka thënë se pas kësaj vizite, ka përjetuar dhunë fizike si dënim për përgjigjen e dhënë.

Share This Article