Në stadiumin Velodrome të Marsejës u zhvilluar një ndeshje ekzibicioni për bamirësi mes ish-futbollistëve më të njohur të Olimpikut të Marsejës dhe një ekipi të UNICEF-it.
Mes legjendave të Marsejës si Didier Drogba, Fabrizio Ravanelli, Robert Pires, Marcel Desailly, Djibril Cisse etj., të cilët fituan me rezultatin 7-4, spikaste edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.
Ish-numri 5 kuqezi ka spikatur me Olimpikun e Marsejës në vitet 2005-2009, madje ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur në 122 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 6 gola